Boateng shpallet fajtor për dhunë ndaj bashkëshortes, por shpëton me gjobë
Jerome Boateng, është shpallur fajtor për dhunë ndaj ish-partneres së tij dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1.8 milionë eurosh. Mbrojtësi i Lyon-it kishte mohuar të ketë plagosur nënën e vajzave të tij binjake gjatë një grindjeje në pushime në 2018, por gjykata e gjeti fajtor.
Ish-mbrojtësi i Bayernit e kishte goditur me grusht aq fort, saqë ajo nuk mund të merrte frymë për një moment. Sipas ligjeve të dhunës në familje në Gjermani, ai mund të ishte burgosur deri në pesë vjet. Dënimi me gjobë mund të konsiderohet një masë shumë e lehtë për mbrojtësin, i cili shmangu mbylljen para kohe të karrierës së tij.