Boca Juniors i kushton një gol Maradonës, vajza e tij përlotet në stadium (VIDEO)

Në mbarë botën u mbajt një minutë heshtje, në nderim të legjendës Diego Armando Maradona, para ndeshjeve të futbollit. “Dora e Zotit” u nda nga jeta të enjten e kaluar, duke pikëlluar gjithë botën e këtij sporti magjik.

Emocione të forta edhe në ndeshjen e kampionatit argjentinas, Boca Juniors- Neëells Old Boys 2-0. Goli i parë i shënuar në këtë sfidë ishte dedikim për Maradonën.

Lojtarët shkuan drejt tribunës kryesore të stadiumit, ku ishte vendosur fotoja e madhe e Diegos dhe ndodhej vajza e tij, Dalma Maradona. Ajo shpërtheu në lot. Të veshur me fanellat e tyre, por me emrin Maradona mbi shpinë, lojtarët e Boca Juniors kanë emocionuar ata pak të pranishëm në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?