Bojkoti i kampionatit, Partizani niset për fazë përgatitore jashtë Shqipërisë
Me kampionatin që për momentin është i ndërprerë dhe nuk ka ende një datë se kur do të fillojë, Partizani i Ilir Dajës ka menduar të zhvillojë një tjetër fazë përgatitore për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri futbollistik 2020-2021.
“Të Kuqtë” të cilët kanë një grup të cunguar sidomos në repartin e prapavijës kanë udhëtuar sërish drejt Ohrit aty ku do të qëndrojnë për disa ditë në pritje të zgjidhjes së ngërçit mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Qeverisë.
“Skuadra i është drejtuar sot në mëngjes Ohrit. Në vendin fqinj të kuqtë do të vijojnë për disa ditë përgatitjet, kjo falë kushteve dhe temperaturave optimale që ofron qyteti liqenor“, lexohet në postimin e Partizanit.