Boksieri i Azerbajxhanit feston titullin me flamurin shqiptar
Diçka e pazakontë ka ndodhur të shtunën në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.
Boksieri nga Azerbajxhani, Makhmud Muradov, ka festuar titullin ndërkombëtar në “MMA” me flamurin shqiptar me shqiponjë, pas fitores kundër kampionit çek në “VKN”, Tomash Kuzhela, në natën e luftëtarëve, që zgjati tri raunde.
Pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa Muradovit po i jepej “gjerdani i artë” në dorën e tij të majtë, ai mbante edhe flamurin kuqezi, të cilin ia kishte dhënë biznesmeni kumanovar, Bashkim Qazimi, i cili është edhe sponsor i Muradovit.
KOHA JONË SONDAZH

