Boksieri që synon titullin kampion bote në Fier

Boksieri fierak Aleksandër Kallashi, synon titullin kampion bote me një ndeshje që dëshiron ta zhvillojë në qytetin e tij të lindjes, Fierin.

Për këtë arsye i shoqëruar nga trajnerët dhe menaxherja e tij, 30-vjecari u prit nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi nga ku mori mbështetje për zhvillimin e sfidës për kampion bote.

Aleksandër Kallashi është sfidant në peshën 69 kilogramë dhe dorezat i ka veshur për herë të parë në moshën 13-vjeçare. Vite e fundit ai ka jetuar dhe stërvitur në Dortmund të Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?