Boksieri shqiptar, Florian Marku anulon ndeshjen
Boksieri shqiptar, Florian Marku kishte planifikuar një ndeshje të rëndësishme më datën 30 janar, pas barazimit të padrejtë në sfiden e muajit nëntor ndaj kundërshtarit britanik. Përmes një postimi në facebook, Marku shkruan se “lufta” e tij do të zhvillohet në një datë tjetër, por që nuk është përcaktuar ende.
Postimi i plotë
Për të gjithë ndjekësit e mi. Më vjen keq tu lajmeroj që ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shumë se kurrë gjithë këtë kohe edhe pse kam postuar pak. Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri.