Bologna shtang Interin, Orsolini shënon super gol në shtesë (VIDEO)

Bologna ka mposhtur Interin me rezultatin 1-0, falë një goli spektakolar me roveshatë nga Riccardo Orsolini në minutën e 94-të, duke rihapur plotësisht garën për titullin kampion dhe zonën Champions në Serie A.
Në “Dall’Ara”, sfida ishte shumë intensive, por me pak raste të rrezikshme. Ndeshja u vendos në sekondat e fundit nga një veprim i shkëlqyer i Orsolinit, i cili shënoi pas një rivënie anësore, duke shpërthyer festën për ekipin e drejtuar nga trajneri Italiano.
Interi, që rrezikoi vetëm në pjesën e parë me dy goditje me kokë nga Carlos Augusto dhe Bastoni pas një goditjeje këndi, doli pa pikë nga kjo sfidë dhe tani ndan vendin e parë në renditje me Napolin, të dyja me nga 71 pikë.
Kjo disfatë i komplikon rrugën zikaltërve drejt titullit, ndërsa Bologna merr një fitore të madhe që e mban fuqishëm në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.