“Bomba” e Di Canios: Conte sulmoi klubin sepse nuk do Messin
Antonio Conte pas ndeshjes me Atalantën siguroi se shqetësimet e tij nuk lidhen me merkaton, pra me emra të veçantë futbollistësh, por këto fjalë nuk e bindin plotësisht Paolo Di Canion, i cili mendon krejtësisht ndryshe.
“Nëse Interi në të vërtetë do të vendoste të hidhej në sulm për Messin dhe do t’i kishin thënë se do të bënin gjithçka për ta blerë, a jeni të sigurt që Conte do ta donte Messin tek Interi? Unë them jo.
Do të thotë që ne do të flisnim më shumë për Messin sesa për Interin, siç ndodh me Cristiano Ronaldon tek Juventusi. Dje është diçka shumë serioze. Nuk e di pse Antonio i tha këto fjalë, por edhe nëse ai do të qëndrojë tek Interi, shenja e plagës së hapur do të jetë aty para se problemet të shfaqen përsëri.”