FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Spanja, Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në verë

E gjithë bota e futbollit është ndalur nga pandemia Covid-19, por thashethemet në merkato nuk kanë të ndalu. E fundit, është e bujshme dhe vjen nga Spanja. “Diario Gol” raporton se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi nëse vjen një ofertë mostruoze nga PSG.

Parizianët janë të gatshëm që ta mbulojnë me ar, nëse do të largohet Neymar në verë, duke formuar një dyshe ëndrrash me Mbappe. Për momentin është vetëm një thashethem dhe si i tillë duhet të merret. Presidenti Andrea Agnelli, për më tepër, gjithmonë ka thënë që CR7 nuk do të lëvizë nga Juventusi, teksa është blinduar me një kontratë prej 31 milionë eurosh deri në vitin 2022.

Sezoni i portugezi ka qenë fantastik, me 21 gola në 22 ndeshjet e fundit. Madje në ditët e fundit në Itali kanë qarkulluar edhe thashetheme të tjera për një rinovim të mundshëm deri në vitin 2024, kur ai do të jetë 39 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër, Juventus regjistroi një humbje prej 50 milionë eurosh në bilancin vjetor për vitin 2019-20. Që të lë të mendosh se bardhezinjtë mund të pranojnë shitjen e tij për një vlerë të madhe. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?