Boniface kryen sot vizitat mjekësore te Milani, kontrolle për gjendjen e gjurit
Të gjitha rrugët duket se çojnë drejt San Siros për Victor Boniface. Milani ka arritur një marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e sulmuesit nigerian në formulën huazim me detyrim blerjeje për një shifër totale prej 29 milionë eurosh. Edhe akordi me lojtarin është mbyllur: kontratë 5-vjeçare me pagë prej 3 milionë euro në sezon.
Një operacion që, të paktën në letër, shihet si një përforcim i rëndësishëm dhe i pëlqyer nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili vlerëson shumë cilësitë e 24-vjeçarit të datëlindjes 2000.
Megjithatë, Boniface vjen në Milano me disa pikëpyetje të rëndësishme. Sezoni i fundit e pa të limituar në vetëm 27 paraqitje, për shkak të shumë dëmtimeve muskulore. Pikërisht për këtë arsye, vizitat mjekësore që do të zhvillohen në orët në vijim do të jenë vendimtare, me fokus të veçantë tek gjuri i djathtë, i njëjti që ka pësuar dy dëmtime të ligamentit të kryqëzuar në sezonet 2018/2019 dhe 2020/2021.
Një histori që sjell kujdes dhe dyshime, por që nuk ka penguar drejtuesit kuqezinj, me Igli Taren që ka shtyrë fort për mbylljen e marrëveshjes.
Nëse Boniface kalon me sukses vizitat mjekësore, Milani pritet të mos ndalet këtu. Klubi ka në plan edhe dy përforcime të tjera: një mbrojtës me eksperiencë, tjetër sulmues nëse largohet Samuel Chukwueze.
KOHA JONË SONDAZH

