Bonucci heq dorë nga padia ndaj Juventusit, e zgjidh me “paqe”

Leonardo Bonucci ka hequr dorë nga padia ndaj Juventusit në lidhje me largimin e tij nga skuadra e bardhezinjve verën e kaluar. Kjo bëri që ai të veshë fillimisht fanellën e Union Berlin në Gjermani dhe më pas ka firmosur për Fenerbahce në Turqi. Vendimi është bërë i ditur së fundmi nga klubi torinez.

“Leonardo Bonucci ka hequr dorë nga ankesa e arbitrazhit kundër Juventusit, të cilët ne kemi pranuar gjithashtu të heqim dorë, me tejkalimin përfundimtar të mosmarrëveshjes, e cila ndodh pa asnjë pasojë financiare.

Juventus dhe Bonucci ndajnë me kënaqësi të plotë mbylljen e kësaj afere duke lënë të paprekur rrugën dhe marrëdhënien fituese të ndërtuar ndër vite”, shkruan klubi bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?