Borussia Dortmund arrin zonën Champions në fotofinish

Java e fundit e Bundesligës ka dhuruar emocione deri në sekondat e fundit të javës së fundit. Me Bayernin e shpallur kampion prej disa javësh, vëmendja ishte te lufta për vendin e katërt në klasifikim, që çon në Champions League.
Dortmund bëri detyrën duke mundur me shifrat 3-0 Holstein Kiel dhe kapërceu vetëm Freiburgun në renditje.
Ky i fundit u mund në shtëpi 1-3 nga Eintracht Frankfurt, i cili blindoi vendin e tretë në renditje dhe pjesëmarrjen në Champions. Sa i përket mbijetesës, Holstein Kiel dhe Bochum ranë një kategori më poshtë.