Bota e futbollit në zi/ Ndërron jetë legjenda e Milanit, Franco Baresi

Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i rëndë. Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj dhe më ikonë në historinë e futbollit italian dhe të klubit të Milanit.

Kapiten legjendar i Milanit dhe i kombëtares italiane, Baresi shkroi historinë me fanellën kuqezi, duke fituar disa herë titullin kampion të Evropës dhe të botës. Me Italinë ai mbetet i vetmi futbollist që ka përfunduar një Kampionat Botëror në vendin e parë (pa zhvilluar asnjë ndeshje), në vendin e dytë dhe në vendin e tretë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga vetë Milani përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. Në mesazhin prekës të klubit thuhet:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli dhe madhështia e tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numrin 6, pjesë e pandashme e ADN-së dhe rrugëtimit të klubit. Ngushëllimet që AC Milan i shpreh familjes së Franco Baresit janë të njëjtat që çdo tifoz kuqezi ndien në këtë moment kaq të dhimbshëm.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?