Botërori 2026 drejt plotësimit të mozaikut/ 42 nga 48 skuadra të kualifikuara, mbeten edhe gjashtë bileta

Me përfundimin e ndeshjeve të datës 18 nëntor, kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kanë hyrë në fazën e tyre finale. Tashmë 42 nga 48 vendet e turneut janë zyrtarizuar, ndërsa vetëm gjashtë skuadra presin të sigurojnë biletën përfundimtare drejt edicionit të parë të Botërorit me 48 ekipe, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Belgjika, Zvicra, Spanja, Austria dhe Skocia ishin kombëtaret e fundit që vulosën kualifikimin nga Europa, ndërsa nga zona CONCACAF surprizoi Kurasao, që do të marrë pjesë për herë të parë në një Kupë Bote, krahas Haitit dhe Panamasë.

Lista e ekipeve të kualifikuara deri tani

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendet pritëse (3):

Kanada, Meksika, Shtetet e Bashkuara

AFC – Azi (8):

Australia, Irani, Japonia, Jordania, Katari, Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Uzbekistani

CAF – Afrika (9):

Algjeria, Kepi i Gjelbër, Egjipti, Gana, Bregu i Fildishtë, Maroku, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia

CONCACAF – Amerika e Veriut & Qendrore (3):

Kurasao, Haiti, Panama

(Kanada, SHBA dhe Meksika të kualifikuara automatikisht)

CONMEBOL – Amerika e Jugut (6):

Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Uruguai

UEFA – Evropa (12):

Austria, Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Skocia, Spanja, Zvicra

OFC – Oqeania (1):

Zelanda e Re

Gara për gjashtë vendet e fundit

Tre biletat e radhës do të përcaktohen nga playoff-i europian, ku marrin pjesë 16 kombëtare:

Italia, Turqia, Danimarka, Ukraina, Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia, Irlanda, Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Kosova, Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut.

Dy vende të tjera do të vendosen përmes playoff-it ndërkontinental, ku garojnë:

Bolivia, Republika Demokratike e Kongos, Iraku, Xhamajka, Kaledonia e Re, Surinami.

Ndeshjet interkontinentale do të zhvillohen në mars 2026 në Meksikë.

Ndërkohë, edhe tre vende të tjera  nga CONCACAF, UEFA dhe Afrika do të plotësohen pas fazave të tyre të playoff-it, duke kompletuar listën me 48 përfaqësuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?