FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Botërori 2026/ FIFA vendos rregulla të reja në stadiume, nuk lejohen as puthjet e tepruara

Jo vetëm armët, drogat apo materialet e rrezikshme. Sipas raportimeve të medias gjermane Bild, në stadiumet e Botërorit 2026 do të ndalohen edhe shfaqjet e afeksionit që konsiderohen “të papërshtatshme”, përfshirë puthjet tepër pasionante dhe të zgjatura.

Sipas informacionit, tifozët po informohen përmes njoftimeve të transmetuara nga altoparlantët e stadiumeve mbi sjelljet që nuk lejohen brenda impianteve sportive. Përveç fyerjeve, pirjes së duhanit, cigareve elektronike, gjesteve fyese dhe aktiviteteve të paligjshme të basteve, lista përfshin edhe atë që përshkruhet si “shfaqje të papërshtatshme të afeksionit”.

Kjo formulim mbetet i përgjithshëm dhe nuk përcakton qartë kufijtë e sjelljes së lejuar. Megjithatë, sipas interpretimit të zbatuar në Shtetet e Bashkuara, në këtë kategori mund të përfshihen puthjet e gjata dhe tepër pasionante, ndërsa puthjet e shkurtra dhe normale mes çifteve mbeten të lejuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, FIFA nuk ka dhënë një sqarim zyrtar mbi kriteret konkrete të kësaj rregulloreje. Megjithatë, formulimi i saj u jep stewardëve dhe personelit të sigurisë të drejtën të ndërhyjnë në rast se një sjellje konsiderohet e tepruar ose shqetësuese për spektatorët e tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve, deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i tifozëve të paralajmëruar apo larguar nga stadiumi për shkak të puthjeve.

Rregullat e sigurisë në stadiumet e Botërorit përfshijnë edhe një sërë objektesh që nuk lejohen të futen në impiante. Përveç sendeve të rrezikshme, në listën e ndalimeve përfshihen edhe mielli, letra higjienike, balonat dhe flamujt që tejkalojnë përmasat e lejuara nga FIFA.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12768 (68.3%)
Jo 4629 (24.8%)
Nuk e di 1285 (6.9%)

Vota totale: 18682