Botërori 2026/ Holanda e Koeman me “5 yje”, shkatërron me lehtësi Suedinë

Holanda dhuroi spektakël në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur bindshëm Suedinë me rezultatin 5-1 dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me katër pikë.

Yjet e mbrëmjes ishin Brian Brobbey dhe Cody Gakpo, të cilët realizuan nga dy gola secili. Brobbey hapi serinë e golave në minutën e 5-të dhe shënoi sërish në të 47-ën, ndërsa Gakpo gjeti rrjetën në minutat 17 dhe 54. Kontribut vendimtar dha edhe Denzel Dumfries, autor i dy asistimeve.

Suedia u përpoq të reagonte dhe ngushtoi diferencën në minutën e 59-të me anë të Anthony Elanga, por nuk arriti të rikthehej në lojë. Në fund, në minutën e 89-të, Crysencio Summerville vulosi fitoren e thellë të holandezëve me golin e pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij suksesi, Holanda merr kryesimin e Grupit F, ndërsa për suedezët kualifikimi do të vendoset në sfidën e fundit ndaj Japonisë, një përballje që pritet të jetë vendimtare për fatet e tyre në turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?