Botërori 2026, një nga shtetet finaliste refuzon të marrë pjesë në short

Irani ka vendosur të mos marrë pjesë në shortin e grupeve që do të mbahet më 5 dhjetor në Uashington, pasi SHBA refuzoi vizat për disa pjesëtarë të delegacionit, mes tyre edhe presidentin e federatës së futbollit. Vendimi u bë publik nga federata iraniane përmes një zëdhënësi, i cili e quajti këtë veprim të administratës Trump “të pajustifikuar dhe të papërputhshëm me frymën sportive”.

Çështja lidhet drejtpërdrejt me kufizimet e rrepta të imigracionit të vendosura nga Trump, të cilat prekin disa shtete, përfshirë Iranin. Masa e qershorit, që ndalon hyrjen e qytetarëve nga 19 vende, parashikon përjashtime të kufizuara vetëm për sportistët, stafin teknik dhe familjarët që marrin pjesë në evente madhore ndërkombëtare,por jo për drejtuesit e federatave apo tifozët. Kështu, ndërsa lojtarët mund të marrin pjesë në gara, presidenti i federatës iraniane dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë mbeten të përjashtuar, ashtu si edhe mbështetësit e Iranit dhe Haitit.

Bojkoti i Teheranit merr kështu një ngarkesë të fuqishme politike, duke krijuar një situatë të ndërlikuar para një ceremonie që duhej të simbolizonte unitet dhe frymë sportive nën organizimin e FIFA-s. Pasojat e këtij vendimi mund të reflektohen si në marrëdhëniet diplomatike, ashtu edhe në zhvillimet sportive të ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?