Botërori 2026 thyen kritikat, stadiumet pothuajse të mbushura në çdo ndeshje

Edhe pse Kupa e Botës 2026 u shoqërua me debate dhe kritika që në fazën e organizimit, shifrat e para të turneut tregojnë se interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Çmimet e larta të biletave, masat e sigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe zgjerimi i kompeticionit në 48 kombëtare ishin ndër temat që ndanë opinionin publik para nisjes së turneut.

Megjithatë, prania e tifozëve në stadiume ka tejkaluar pritshmëritë dhe ka dëshmuar se Botërori vazhdon të mbetet ngjarja më e madhe sportive në planet.

Sipas të dhënave të publikuara pas ndeshjeve të para të kompeticionit, deri tani janë zhvilluar 36 nga 104 ndeshjet e planifikuara në total. Në këto takime, plot 2.307.947 tifozë kanë qenë të pranishëm në stadiume për të ndjekur nga afër përballjet e ekipeve kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesatarja rezulton mbresëlënëse, me rreth 64.110 spektatorë për çdo ndeshje të luajtur. Edhe më domethënës është fakti se stadiumet kanë regjistruar një shkallë mbushjeje prej 99,54 për qind, çka do të thotë se pothuajse çdo sfidë është zhvilluar para tribunave të mbushura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto shifra përbëjnë një përgjigje të fortë ndaj skepticizmit që shoqëroi organizimin e turneut, veçanërisht pas vendimit të FIFA-s për të zgjeruar numrin e pjesëmarrësve nga 32 në 48 skuadra.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar prej kohësh se synimi i tij është organizimi i “Botërorit më të madh dhe më spektakolar të historisë”. Edhe pse është ende herët për të gjykuar suksesin sportiv të turneut, interesimi masiv i tifozëve tregon se edicioni i vitit 2026 ka arritur të tërheqë vëmendjen globale që pritej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?