“Botërori 2026” vendos menjëherë rekord, do të jetë më ndotësi në histori

Kupa e Botës 2026 ka vendosur një rekord të padëshiruar ende pa hyrë në fazën kulmore të saj. Sipas një vlerësimi të kompanisë së specializuar në teknologjitë klimatike Greenly, turneu që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë pritet të jetë Botërori më ndotës në histori.

Raporti parashikon se emetimet totale të dioksidit të karbonit (CO₂) do të arrijnë në rreth 7.8 milionë tonë, një shifër që është më shumë se dy herë më e lartë se ajo e regjistruar zyrtarisht gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar.

Ndryshe nga Botërori i Katarit, ku pjesa më e madhe e ndotjes lidhej me ndërtimin e infrastrukturës sportive, situata në edicionin e vitit 2026 është krejtësisht e ndryshme. Në Katar u ndërtuan shtatë stadiume të reja, duke gjeneruar emetime të konsiderueshme nga proceset e ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në Botërorin aktual po përdoren kryesisht stadiume ekzistuese, çka bën që infrastruktura të përbëjë vetëm rreth 3 për qind të gjurmës totale të karbonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas analizës së Greenly, burimi kryesor i ndotjes do të jenë udhëtimet e tifozëve. Lëvizjet e spektatorëve përbëjnë rreth 87 për qind të emetimeve totale, pasi miliona tifozë duhet të udhëtojnë mes tre vendeve organizatore në Amerikën e Veriut, duke përshkuar distanca shumë më të mëdha krahasuar me Botërorin e Katarit, ku të gjitha ndeshjet zhvilloheshin brenda një territori relativisht të vogël.

Ekspertët e mjedisit theksojnë se shtrirja gjeografike e turneut dhe varësia e madhe nga transporti ajror janë faktorët kryesorë që e kanë çuar Botërorin 2026 drejt këtij rekordi negativ, duke rikthyer debatin mbi ndikimin mjedisor të ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?