Botërori i Peshëngritjes, zhgënjen Erkand Qerimaj

Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani ishin dy sportistët e tjerë kuqezi që garuan në Botërorin e Peshëngritjes. Të dy garuan në peshën deri 81 kg në baterinë B.

Për fat të keq, të dy peshëngritësit ishin jashtë pritshmërive, mbi të gjithë Qerimaj i cili nuk arriti të kalonte asnjë nga tre provat në stilin e shkëputjes duke u tërhequr më pas nga gara në shtytje.

Qerimaj tentoi deri në 156 kg, por pa sukses. Ndërkohë peshëngritësi i ri, Kristi Ramadani arriti të ngrinte me sukses vetëm një nga tre provat në shkëputje, 146 kg.

Ramadani arriti të mbante lart 181 kg në provën e parë, por më pas u tërhoq nga gara, duke e mbyllur këtë Botëror me 327 kg në total.

SHKARKO APP