
Në Ningbo të Kinës, do të zhvillohet më datat 27 tetor-8 nëntor Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rritur, një event që është edhe kualifikues për në Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë turne me 5 shtangistë: 4 meshkuj dhe 1 femra. Në peshën 69kg, ngjyrat kuqezi do t’i përfaqësojë shtangistja Enkileda Carja, që garon në baterinë C.
Për meshkuj, 4 shtangistët janë: Briken Calja (bateria C) dhe Erkand Qerimaj (bateria B) në peshën 75kg; Kristi Ramadani në peshën 85kg (bateria D) dhe Ertjan Kofsha në peshën 95kg (bateria C).
Duke parë vendosjen e shtangistëve kuqezinj në garë, jashtë baterisë A (më të mirët), duket paksa e vështirë që të arrihet zona e medaljes. Gjithsesi, ata kanë treguar gjithnjë se ia dalin mbanë.
Pas polemikane të ditëve të fundit, në botëror do të jetë edhe shkodrani Erkand Qerimaj, që pat deklaruar se nuk do të shkojë pa trajnerin e tij. Kjo çështje është zgjidhur pas akuzave ndaj federatës.
