Botërori i Skive në Austri, Lara Colturi e mbyll në vendin e 7-të

Skiatorja Lara Colturi është renditur e shtata në Kampionatin Botëror të Skive Alpine që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë. Italo-shqiptarja garoi në disiplinën e Sllallomit Gjigant dhe e mbylli provën e parë në vendin e nëntë me kohën 1:12.92.

Në provën e dytë Colturi e mbylli për 1:13.29, pra më vonë se në tentativën e parë (vendi dhjetë). Me kohën e përgjithshme 2:26.21, Colturi në fund mundi të renditej në vendin e shtatë.

Në garë ishin 109 sportiste dhe për të kuptuar vështirësinë e pistës dhe disiplinës, vlen të përmendet se pretendentet për të fituar garën, Sofia Goggia dhe Marta Bassino nuk e mbyllën provën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?