Braçe dhe Lila replika të forta në rrjetet sociale

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka shkaktuar shumë polemika me një postim në rrjetet sociale me ish-futbollistin e kombëtares Andi Lila.

Braçe shkruan: bilance mizerabël, të pistë e jo transparentë! Garë e paracaktuar në funksion të përfitimeve nga bastet ndërkombëtare! Një investitor privat, i joshur nga favori fiskal, kurrë nuk do të financojë një garë të paracaktuar”.

Pas këtij postimi, ka ardhur edhe një reagim nga Andi Lila. Lojtari i kombëtares shkruan në cilësinë e Kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Ai i drejtohet Braçes duke i thënë se politika në vend i ka pasur të gjitha mundësitë të përmirësonte statusin e futbollistëve.

Braçe reagoi sërish ndaj futbollistit: Për Andin, futbollin e pistë dhe ligjshmërinë që dua! Zëvendëskryeministri thekson se nuk do të replikonte kurrë me një futbollist, por në këtë rast, ai thotë se Lila u prezantua si kryetar i sindikatës.

SHKARKO APP