Bradariç: Me Tiranën betejë e vërtetë, nuk kënaqem me barazim!
Vllaznia e ka nisur në mënyrë perfekt e sezonin e ri në Kategorinë Superiore, duke marrë dy fitore të pastra në dy sfidat e para. Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç u shfaq i qetë dhe optimist në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Tiranës duke theksuar se futbollistët janë në një moment shumë të mirë.
“Mjaft mirë, lojtarët kanë besim. Po punojnë shumë fort për të arritur qëllimin. E di që vëmendja është te ndeshja e nesërme. Duhet të dimë dhe të jemi të sigurt. Luajmë nesër me kampionin, e dimë që duhet të jemi të përulur dhe të thjeshtë dhe shumë të motivuar për të luajtur kundër tyre. Duhet të sigurohemi kush jemi dhe të jemi vendimtarë.
Nuk është kjo prova e vërtetë. Kur kemi hapur këtë kapitull, jemi të përqendruar. Çdo ndeshje për ne është e veçantë. E di çfarë rëndësie ka për qytetin, por është vetëm një ndeshje. Duhet të dimë si ta menaxhojmë.
Kemi shumë respekt për kundërshtarin. Për mua është vendimtare mënyra si duhet të përgatitemi. Jemi mirë. Është një ndjesi e mirë, e di që kemi një mundësi për të marrë 3 pikë. Do ta shijojmë këtë ndeshje.
I kënaqur me barazim? Po luftojmë për pikë. Do ta shikojmë pas takimit nëse kemi marrë atë që duam. Do të luftojmë shumë, do të jetë një betejë e vërtetë. E dimë si do të luajmë kundër tyre. Nuk duhet të flasim shumë, por të bëjmë një paraqitje të mirë”, deklaroi Brdariç