Braithwaite tregon sekretin e kalimit te Barcelona: Gruaja mendonte se kam të dashur!

Në një intervistë të dhënë për tabolidin anglez “Daily Mail”, Martin Braithwaite ka rrëfyer disa prapaskena shumë interesante për transferimin te Barcelona. Sulmuesi provoi një aventurë edhe në Angli të Middlesbrough, ndërkohë që më u transferua te Leganes, që i solli fat për të kaluar te blaugranat. Duke u ndalur pikërisht te katalanasit, ai është shprehur se negociatat për kalimin në “Camp Nou” kanë qenë shumë të fshehta.

“Gruaja besonte se kisha të dashur. Merrja shumë telefonata, por nuk ja tregoja askujt, madje as bashkëshortes. Ajo filloi që të dyshonte për diçka, pasi largohesha shpesh herë nga shtëpia për t’iu përgjigjur thirrjeve, pavarësisht të ftohtit në Madrid.

Barcelona është një klub që e dua shumë. Jam një person që gjithmonë përpiqet që të mësoj gjëra të reja. Këtu duhet të jesh shumë i mirë në kontrollin e topit dhe të luash në zona të vogla. Pikërisht në këtë aspekt zhvillohen shpesh herë stërvitje. Mendoj se jam përmirësuar në një kohë të shkurtër”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

Martin Braithwaite on Twitter: "Without you by my side none of ...

 

SHKARKO APP