Brajan Gruda shënon kundër Manchester United në FA Cup (VIDEO)
Brajan Gruda ka shkëlqyer në transfertën e Brighton në Old Trafford, duke shënuar gol në sfidën e FA Cup ndaj Manchester United. Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi brenda zonës, duke vulosur avantazhin për mysafirët dhe duke ndezur festën e tifozëve të ekipit të tij.
Ky është goli i parë i 21-vjeçarit në kompeticionin prestigjioz të FA Cup. Gruda është duke zhvilluar sezonin e dytë me Brighton, një gol që duket se do të shërbejë kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Anglisë.
KOHA JONË SONDAZH

