Brajton turpëron Junajtid, siguron mbijetesën me fitoren historike (VIDEO)
Nuk kanë fund surprizat në Premier League. Mançester Junajtid ka pësuar një humbje të papritur ndaj Brajtonit në transfertë në shifrat 0-1. Vendasit kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, por goli i suksesit historik u shënua vetëm në pjesën e dytë.
Gros në minutën e 57-të shënoi një gol spektakolar me thembër, teksa Roho u mundua që ta largonte topin pa kaluar vijën, por përpjekja e tij ishte e dështuar.
Brajton pas fitores së sotme ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit anglez edhe për sezonin e ardhshëm. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

