Brazili e nis me barazim Botërorin 2026, ndalet nga Maroku

Nuk pati fitues në përballjen mes Brazilit dhe Marokut, e vlefshme për grupin C të Kupës së Botës. Takimi u mbyll në barazim 1-1, pas një ndeshjeje me ritëm të lartë dhe emocione në të dyja pjesët.

Marokenët e nisën sfidën më mirë dhe dominuan minutat e para, duke gjetur avantazhin në minutën e 21-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Brahim Diaz shërbeu saktë për Saibarin, i cili nuk gaboi përballë portës dhe dërgoi topin në rrjetë.
Reagimi i Brazilit nuk vonoi. “Seleçao” rriti presionin dhe arriti të rikthente ekuilibrat në minutën e 32-të, kur Vinicius Junior finalizoi me sukses një aksion të bukur ofensiv, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, brazilianët morën kontrollin e lojës dhe kërkuan me ngulm golin e fitores, por mbrojtja marokene rezistoi me sukses. Nga ana tjetër, Maroku mbeti i rrezikshëm në kundërsulme, duke krijuar disa situata të mira për shënim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht rasteve në të dy krahët, rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Kështu, Brazili dhe Maroku ndanë nga një pikë, duke lënë të hapur garën për kualifikimin në grupin C.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?