Brazili i nis me 3 gola “Copa America”, fiton edhe Kolumbia (VIDEO)
Edicioni i 47-të i Copa America ka nisur sipas parashikimeve. Seleçao në ndeshjen hapëse në kryeqytetin Brasilia mposhti lehtësisht 3-0 Venezuelën. Në minutën e 22-të Marquinhos përfitoi në maksimum nga një top i mbetur në zonë duke kaluar Brazilin në avantazh.
Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në fraksionin e dytë skuadra e Tites shënoi edhe golin e 2-të pikërisht me Neymar Jr që kthehu në gol një penallti në minutën e 65-të. Ndërkohë që Gabriel Jesus në fund shënoi dhe golin e tretë që fitoren e Brazilit.
Me këmbën e mbarë e nisi këtë kompeticion edhe Kolumbia që në “Arena Pantanal” në Cuiaba mori tre pikët e para falë suksesit 1-0 ndaj Ekuadorit. Me emra të tillë si Muriel, Duvan Zapata e Davinson Sanchez të lënë në stol nga trajneri Reynaldo Rueda, Los Cafeteros iu falën një goli të Edwin Cardonës në minutën e 42-të pas asistit të Miguel Borjas, finalizim ky që vendosi fatet e takimit.
KOHA JONË SONDAZH

