FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brazili në ankth, dëmtohet sërish Neymar dhe rrezikon Botërorin

Frikë në Brazil për gjendjen fizike të Neymar, por sinjalet që vijnë nga stafi mjekësor i Santos duken qetësuese. Koordinatori i departamentit mjekësor të klubit, Rodrigo Zogaib, ka konfirmuar se sulmuesi brazilian ka pësuar një edemë të lehtë në pulpën e këmbës së djathtë, por pa rrezikuar pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2026. Sipas Zogaib, dëmtimi konsiderohet i vogël dhe rikuperimi po ecën sipas planit të parashikuar.

“Neymar ka një dëmtim të vogël në pulpë, një edemë. Sipas planifikimit tonë, rikuperimi i tij do ta lejojë të jetë gati javën e ardhshme, kur t’i bashkohet kombëtares”, deklaroi ai, duke larguar pjesërisht shqetësimet rreth gjendjes së yllit brazilian.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi trajneri Carlo Ancelotti përfshiu Neymar në listën e 26 futbollistëve të grumbulluar me Brazilin për Botërorin që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Vendimi i teknikut italian kishte ngjallur debat, pasi më herët ai kishte deklaruar se në skuadër do të ftoheshin vetëm lojtarët që ndodheshin në formën e tyre optimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edema prej vetëm 2 milimetrash u diagnostikua pas humbjes 3-0 të Santos ndaj Coritiba dhe pritet ta mbajë Neymar larg fushave për rreth 5 deri në 10 ditë. Për shkak të këtij problemi fizik, ai mungoi edhe në barazimin 2-2 ndaj San Lorenzo në Copa Sudamericana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, te Santos mbeten optimistë. Klubi nuk përjashton mundësinë që Neymar të rikthehet në fushë javën e ardhshme në sfidën ndaj Deportivo Cuenca, vetëm një ditë përpara grumbullimit me përfaqësuesen braziliane. Ndërkohë, sipas mediave braziliane, stafi mjekësor i kombëtares po monitoron nga afër gjendjen dhe rikuperimin e sulmuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?