Brdaric: Kemi mësuar nga humbja e parë, di si ta mundim Laçin!

Kategoria Superiore do të nisë nesër javën e 18-të me duelin mes Vllaznisë dhe Laçit. Në “Loro Boriçi” kurbinasit do të kenë shansin që të ngushtojnë diferencën prej 10 pikësh. Trajneri i kuqebluve, Brdaric, në prononcimin gjithsesi u shpreh me optimizëm se skuadra e tij nuk do ja lejojë diçka të tillë Laçit.

“Kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur të japim maksimumin kundër Laçit. Mendoj se tri ndeshjet e fundit kanë qenë të afërta dhe terrenet shumë të vështira. Nesër luajmë në shtëpi dhe shpresoj të mos bjerë shi.

Mungesa e Krymit? Kemi një alternativë tjetër. Të gjithë janë këtu dhe të gatshëm, do të japin më të mirën. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe duhet të jemi të përgatitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi në një pozicion komod, të cilin e kemi merituar. Duhet të shohim përpara. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar ndeshjen. Kemi humbur në ndeshjen e parë, por kemi nxjerrë mësime”, deklaroi Brdaric.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?