Brdaric zbulon “çelësin” e suksesit: Ja çfarë na diferencën me ekipet e tjera!

Vllaznia siguroi një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë pas fitores minimale ndaj Laçit, me një gol të shënuar nga Hoxhaj. Në deklaratën e dhënë për mediat, trajneri Brdaric, u shpreh shumë i kënaqur duke zbuluar edhe sekretin e suksesit të ekipit të tij.

“Jam shumë i lumtur për klubin, për tifozët, për skuadrën. Ne e meritonim këtë fitoren. Kemi punuar shumë. Kemi qëndruar bashkë në ditët më të vështira dhe kjo na diferencon nga ekipet e tjera dhe ishte çelësi për të arritur këtu. Në filozofinë time si dhe të drejtorit Djarmati, nuk është se suksesi vjen sot apo nesër, ne duhet të punojmë gjatë, është punë progresive. Ne duhet të rrimë të qetë dhe të vazhdojmë përpara. Ramë poshtë dhe mbijetuam, tani jemi rikthyer dhe do të vazhdojmë përpara. Rruga është vetëm drejtë.

Kupa apo kampionati? Deri tani kemi fituar. Pak ditë më parë të gjithë thonin që nuk mund të bënim dot asgjë. Jemi hedhur në sulm, tani gjithçka është në dorën tonë.

Finalja? I kemi parë ndeshjet e Skënderbeut. Të gjithë menduan se Skënderbeu u rrëzua dhe do ta kishte të vështirë të ringrihej, por nuk ndodhi kështu. Duhet vlerësim maksimal. Përgatitje maksimale për çdo ndeshje. Rezultati i sotëm do të na ndihmojë shumë edhe për ndeshjet e ardhshme, për të arritur objektivat tona”, deklaroi Brdaric.

SHKARKO APP