Bremer: Juventusi është zgjedhja e duhur, me Interin nuk vendoset titulli
Gleison Bremer ka dhënë së fundmi një intervistë për DAZN, ku fokusua te ndeshja tashmë e afërt e titullit kundër Interit, përfshirjen e tij në botën bardhezi dhe gjithashtu marrëdhënien e krijuar me dy figura të një rëndësie të madhe si Giorgio Chiellini e Cristiano Giuntoli.
“Me Interin do të jetë një duel deri në fund. Marrja e një rezultati në Milano nuk është kurrë e lehtë. Për mendimin tim, kushdo që fiton të dielën, nuk e fiton edhe titullin, por bën një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. A mendoj ndonjëherë se mund të kisha luajtur për Interin? Jo, unë jam në anën e duhur.
Ndihem mjaft mirë, kam shumë më tepër besim në veten time. Këtë sezon erdhi drejtori Giuntoli dhe ka sjellë shumë qetësi. Chiellini më sugjeroi që të shikoj shumë video dhe ta njoh shumë mirë kundërshtarin. Juventusi më ndihmon shumë në këtë, kam edhe një person në Brazil që më ndjek.
Ka sulmues që nuk mund të lihen kurrë vetëm, si Osimhen dhe Lukaku. Ata janë të nivelit ndërkombëtar. Është e rëndësishme që sulmuesi të bëhet “nervoz”, sepse atëherë pak njerëz mbeten të koncentruar gjatë gjithë ndeshjes”, deklaroi Bremer.
KOHA JONË SONDAZH

