Brexit largon nga Premier League yjet evropianë

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian duket se do të prekë edhe Premier Ligën angleze, një prej kampionateve më të fortë në botë. Shumë lojtarë që vijnë nga vendet e tjera evropiane, tashmë nuk mund të qëndrojnë në ekipet e tyre, pasi numri i lojtarëve të huaj që lejohen në një skuadër është i limituar sipas rregulloreve.

Tashmë, yje si Payet, Kante apo Martial, do ta kenë të vështirë të qëndrojnë në ekipet e tyre, përkatësisht West Ham, Leicester dhe Manchester United. Sipas përllogaritjeve, janë mbi 100 futbollistë që do të duhet të largohen nga futbolli anglez. E njëjta gjë vlen edhe për shumë britanikë që luajnë në kampionatet evropiane. Tashmë Gareth Bale i Real Madrid do të konsiderohet një futbollist ekstra-komunitar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?