Brian Madjo, talenti 17-vjeçar që po çmend Anglinë: Pasardhësi i Harry Kane!
Një emër i ri ka nisur të tërheqë vëmendjen e tifozëve anglezë. Brian Madjo, vetëm 17 vjeç, ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm me Aston Villan, duke shënuar kundër Paris Saint-Germain në një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.
Sulmuesi i ri, i gjatë rreth 1.93 metra, u aktivizua për Aston Villan në përballjen me kampionët e Champions League dhe tregoi menjëherë se ka potencialin për t’u shndërruar në një prej emrave të mëdhenj të futbollit anglez.
Madjo krijoi disa raste të rrezikshme gjatë ndeshjes, pavarësisht nivelit të lartë të kundërshtarit. Në fund, talenti i akademisë së Aston Villës gjeti rrjetën me një goditje instinktive në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke rikthyer skuadrën e tij në lojë.
Paraqitja e Madjos ka ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve anglezë, të cilët shohin te 17-vjeçari një kandidat potencial për të ardhmen e kombëtares.
Anglia po kërkon prej kohësh një sulmues që mund të marrë në të ardhmen rolin e Harry Kane, aktualisht 33 vjeç, i cili ka qenë prej vitesh pika kryesore e repartit ofensiv të “Tre Luanëve”. Në rrjetet sociale, tifozët nuk e kanë fshehur entuziazmin pas paraqitjes së Madjos.
“Brian Madjo do të bëhet një futbollist i madh. Është vetëm 17 vjeç dhe ka barazuar ndaj PSG-së me Aston Villën. Kemi gjetur zëvendësuesin e Harry Kane”, shkroi një tifoz.
KOHA JONË SONDAZH

