Broja drejt rikthimit në fushë, por këtë javë do të luajë me ekipin e të rinjve

Armando Broja duket se po e lë pas krahëve dëmtimin. Sulmuesi shqiptar ka nisur të stërvitet me shokët e skuadrës.

Fillimisht u mendua se tekniku i Evertonit do ta grumbullonte sulmuesin për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Brentford, por duket se drejtuesit e klubit nuk duan të rrezikojnë, prandaj 23-vjeçari do të aktivizohet me skuadrën U21, që luan të hënën.

23-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me Evertonin, klub ku u huazua nga Chelsea gjatë merkatos së verës, por tashmë rikthimi në fushë është më pranë se kurrë.

SHKARKO APP