FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Broja kërkon golin e dytë në Premier League, sot titullar kundër Liverpool

Sot në orën 16:00 Liverpool dhe Burnley do përballen në “Anfield Road” për raundin e 22-të në Premier League. Për miqtë nga minuta e parë një fanellë e ka siguruar edhe Armando Broja.

Ylli shqiptar i sulmit do udhëheqë Burnleyn në rrugën për të bërë surprizën në fushën e kampionëve në fuqi të Premier League. Kjo do jetë ndeshja e 16-të në kampionat që Broja do ketë minuta për këtë sezon, teksa sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar një gol në Premier League dhe një tjetër në Carabao Cup.

Trajneri Scott Parker ka filluar t’i besojë afrimit të verës së shkuar, me Brojën që dëshiron një tjetër gol në sallonin e madh të futbollit evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burnley me 13 pikë mbetet në vendin e parafundit dhe ka 12 ndeshje pa fitore në Premier League, ndërsa nga ana tjetër Liverpooli kërkon tri pikët pas tre barazimeve radhazi. Të kuqtë me 35 pikë për momentin mbeten në pozitën e pestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?