Broja luan vetëm 30 minuta në humbjen e Burnley-t ndaj Aston Villa-s
Burnley nuk arriti të shmangte humbjen në transfertë ndaj Aston Villës, duke u mundur me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për Premier League.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, u fut në fushë për më shumë se 30 minuta, por nuk arriti të ndikojë në rezultat. Edhe pse tregoi dëshirë dhe lëvizje të mira në zonën kundërshtare, ai nuk gjeti rrugën e rrjetës dhe nga mediat britanike u vlerësua me notën mesatare 6.0.
Broja, i cili u transferua te Burnley gjatë merkatos së verës, mbetet ende në kërkim të golit të parë me fanellën e re, ndërsa ekipi i tij vazhdon të kërkojë stabilitet në renditje.
Në ndeshjet e tjera të kampionatit anglez, Newcastle fitoi 2-0 ndaj Nottingham Forest, ndërsa Wolves dhe Brighton ndanë nga një pikë, duke barazuar 1-1.
KOHA JONË SONDAZH

