Broja mund të bëhet “ujk”, ja opsioni i ri për shqiptarin në merkato

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë tek Wolverhaptoni, po në Premier League. Drejtuesit e “Ujqërve” kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si profilin e duhur për të përforcuar sulmin në këtë merkato janari, duke i bërë konkurrencë Fulhamit.

Drejtuesit e lartë të bluve të Londrës janë të pakënaqur nga rendimenti i repartit të avancuar, ndaj janë hedhur në merkato për të gjetur një “bomber” të konfirmuar.

Broja ka bërë 17 paraqitje për Chelsea-n në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke shënuar dy herë. Sulmuesi kuqezi ka pak muaj që është kthyer nga një dëmtim i rëndë (që e mbajti jashtë fushës për nëntë muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

22-vjeçari është përdorur kryesisht si zëvendësues nga Pochettino, që zgjedhje të parë ka sulmuesin Nicolas Jackson, i grumbulluar nga Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës. Pochettino pret që së shpejtë të ketë në formë optimale edhe Christopher Nkunku, i cili do të rikthehet pas një dëmtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?