Broja nuk u dha dritë jeshile, ekipi West Ham lidh kontratë me sulmuesin italian
Ekipi anglez West Ham është mërzitur duke pritur një dritë jeshile për Armando Brojën dhe ka mbyllur një goditje në sulm.
Klubi anglez ka kompletuar tranfserimin e Gianluca Scamacca-s nga Sassuolo për 36 milionë euro plus 6 të tjera në formë bonusesh, ndërsa italianët do mbajnë edhe 10% të kartonit në rast se futbollisti shitet në të ardhmen.
23-vjeçari do jetë në Londër për të kryer testet mjekësore dhe më pas do hedhë firmën në kontratë, ndërsa Brojën sezoni që nis në gusht me siguri do e gjejë te Chelsea, aty ku do luftojë për të treguar veten.