Broja rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë, ndihmon Burnley të marrë barazim

Armando Broja është rikthyer më në fund në fushën e lojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është aktivizuar me Burnley, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Championship ndaj West Ham.

Sfida e zhvilluar këtë fundjavë përfundoi në barazim 2-2, me Burnley që arriti të rikthehej në lojë pasi ishte duke humbur 2-0.

Broja e nisi takimin nga stoli, por trajneri i Burnley-t vendosi ta aktivizojë në minutën e 76-të, në një moment kur West Ham kryesonte me dy gola diferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi shqiptar pati menjëherë ndikim në lojën e skuadrës së tij. Një pasim i Brojës solli aksionin që përfundoi me penallti për Burnley-n, me Fleming që u tregua i saktë nga pika e bardhë duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burnley vijoi të kërkonte golin e barazimit dhe përpjekjet u shpërblyen në minutat shtesë. Skuadra vendase gjeti edhe golin e dytë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 2-2.

Rikthimi në fushë dhe paraqitja e tij në minutat e fundit janë një sinjal pozitiv për Brojën, i cili kërkon të lërë pas periudhën e vështirë të dëmtimeve dhe të fitojë gradualisht më shumë minuta me Burnley-n.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?