Broja rikthehet në stërvitjet te Evertoni, a do të jetë gati ndaj Anglisë?

Armando Broja duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar disa javë më parë. Sulmuesi është shfaqur në stërvitje me Evertonin këtë të Premte. Ende nuk mund të flitet për një rikthim të tij në fushë, pasi do i duhen disa ditë stërvitje për të rifituar formën.

Megjithatë rikthimi në stërvitje është një shenjë pozitive për lojtarin, i cili është jashtë nga fillimi i vitit. Ky mund të konsiderohet edhe si lajm pozitiv për Kombëtaren, e cila gjatë muajit Mars do të ketë dy ndeshje në eliminatoret e Botërorit, ndaj Anglisë dhe ndaj Andorrës.

Mbetet të shihet si do të shkojë gjendja e Brojës dhe nëse do të grumbullohet ai nga Sylvinho apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?