Broja zhbllokohet më në fund, shënon super gol me kokë (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 6 Janar 2024 21:21
Armando Broja merr për dore Chelsean në FA Cup, duke u bërë protagonist në triumfin 4-0 të londinezëve ndaj Prestonit dhe kualifikimin në fazën e 1/16-ave.
Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar sfidën në “Stamford Bridge” dhe gjatë pjesës së parë e pati shumë të vështirë të gjejë hapësira.
Në minutën e 60-të, sulmuesi shqiptar qetësoi të gjithë, me një kërcim dhe goditje perfekte me kokë, duke dërguar topin në rrjetë për golin e avantazhit.

KOHA JONË SONDAZH

