Brozovic rikthehet pozitiv me Covid-19, humbet sfidën ndaj Sassuolos
Marselo Brozovic do të mungojë sot ndaj Sassuolos, pasi në tamponin e fundit ka rezultuar lehtësisht pozitiv dhe klubi e ka izoluar menjëherë nga skuadra, për të mos rrezikuar infektimin e futbollistëve të tjerë.
Mesfushori kroat ishte infektuar gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e tij dhe prej disa ditësh qëndronte i izoluar, por të enjten rezultoi negativ dhe iu bashkua skuadrën në stërvitje, duke u vënë në dispozicion të Contes për transfertën ndaj Sassuolos.
Megjithatë tamponët e fundit konfirmuan se koronavirusi vijon të jetë prezent në organizmin e kroatit, i cili tashmë do të kthehet në Milano dhe do të kryejë përsëri testimin, për t’u rikuperuar për sfidën e të martës ndaj Borussia M’gladbach. Përveç Brozovic, Conte do të duhet të bëjë edhe me mungesat e Nainggolan e Vecino në mesfushë.