FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Buffon sot arrin rekordin historik të Maldinit në duelin me Sampdorian

Gianluigi Buffon është gati të vendosë një rekord historik në Serinë A. Me ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias, ikona e portës italiane arrin legjendën Paolo Maldini për numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura në Serinë A, plot 647 të tilla.

Dëmtimi i portierit Szczesny, ka vendosur edhe njëherë 41-vjeçarin në katërkëndëshin bardhezi, duke e kthyer përballjen e javës së 17 në një ndeshje tepër speciale për portierin veteran.

Buffon ka debutuar në Serie A me Parmën, në moshën 17-vjeçare, ndërsa ja doli të mbajë rrjetën të paprekur përballë Milanit. Të njëjtën gjë, legjenda italiane do kërkojë ta përsërisë edhe sot në një ndeshje historike për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?