Bundesliga/ Bayerni merr fitoren e 6-të radhazi ndaj Holstein Kiel, Dortmundi rigjen suksesin
Bayern Munich regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, pasi mposhti 4-3 skuadrën e Holstein Kiel. Ky sukses i mban bavarezët ne krye të renditjes me 51 pikë, plot 9 pikë më shumë se Leverkusen i vendit të dytë.
Borussia Dortmund u rikthye te fitorja pasi triumfoi 2-1 ndaj Heidenheim në transfertë. Verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 29 pikëve, në vendin e nëntë.
Në sfidat e tjera, Freiburg fitoi minimalisht ndaj Bochum, Borussia Monchengladbach mposhti 2-1 Stuttgart-in.
KOHA JONË SONDAZH

