
Bundesliga mund të rifillojë në muajin mars, teksa po punon për skenar të ndryshëm pas pezullimit që nga 11 marsi nga pandemia e koronavirusit. Ndër masat e parashikuara ekziston mundësia që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura.
Në këtë kuptim sipas gazetës “Bild”, Liga e Futbollit në Gjermani mund të vendosë që numri maksimal i personave të lejuar është 239. Prej tyre, 126 persona do të lejohen në fushë, duke përfshirë lojtarët, stafi drejtues, mjekët, stacionet televizive dhe kapësit e topave, që do të jenë vetëm 4 në total.
113 persona do të lejohen në shkallët stadiumit, të cilët do të jenë të izoluar, mes tyre edhe disa gazetarë. Një numër i kufizuar që redukton ndjeshëm rrezikun e infektimit nga Covid-19. /R.Lika-Koha Jone/
