Bundesliga luan për vend të dytë, Rudi Voeller: Bayern, i paarritshëm!
Drejtori sportiv i Bajer Leverkusen, Rudi Voeller parashikon një supremaci të përhershme të gjigantëve të Bayern Mynih në futbollin gjerman. “Hendeku i Bayern është i madh,” thotë ish-lojtari i kombëtares gjermane, në një intervistë mbi çështjen e rivalitetit në kampionatin gjerman. Distanca mes Bajern e pjesës tjetër të ligës gjermane tani është aq e madhe , se ai sugjeron që të mos mendohet më për titull, por për vendin e dytë. Skuadra e Allianz Arena ka dominuar futbollin gjerman vitet e fundit, duke fituar titullin kampion në edicionet 2012-13 e 2013-14, si dhe janë aktualisht në krye të klasifikimit, plot 11 pikë nga vendi i dytë, që mban Volsburgu. – “Është e pamundur që të organizohet një ekip tjetër, me anë të sistemit duke zbuluar lojtarë, për të shqetësuar Bajernin. Ata janë në një nivel komplet ndryshe nga ekipet e tjera gjermane,” – thekson Voller. Skuadra e tij e Leverkusen mban aktualisht vendin e tretë në Bundesligë, me 28 pikë, kur kanë mbetur edhe 17 ndeshje, ndaj edhe ka pak shpresa që ky ekip të kapë Bajern që ndodhet 17 pikë para në klasifikim. Ka thjesht skuadra që konkurrojnë në Gjermani, me Bajern që është në një botë tjetër në Bundesligë. “Bayer Leverkusen është përpjekur për t’a rivalizuar atë më shumë se dhjetë vjet më parë,” duke mbajtur në rivalitet Bavarezët, por tani jemi në kufijtë tonë natyrore,” – thekson Voller. Edhe Jörg Schmadtke, Drejtori i Köln, thekson se Bayern është po aq i fortë edhe në Ligën e Kampionëve, dhe fare mirë do ta fitonte atë disa herë, “Për Bundesligën do tëhuhet ende një kohë e gjatë, kur të luhet vetëm për vend të 2-të deri në vend të 18-të.”
KOHA JONË SONDAZH

