Bundesliga mbyll sezonin/ Bayerni fiton me “poker”, Dortmundi mundet (VIDEO)

Ishin të parët që guxuan të rinisnin kampionatin dhe janë po të parët që e mbyllin. Bundesliga ka përfunduar një sezon që u dominua sërish nga Bayerni, që mori titullin e 8-të radhazi.

Skuadra e Flick fitoi 4-0 në duelin ndaj Ëolfsburg. Coman dhe Cusance shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë do të realizonin Lewandowski dhe Muller.

Të kundërtën bëri Dortmundi në ndeshjen e fundit, që u mund 4-0 nga Hoffenheim. Ishte një ndeshje fantastike që do të mbahet gjatë mend për Kramaric. Sulmuesi kroat shënoi plotë 4 gola, dy në të parën dhe dy në të dytën.

VERDIKTET E SEZONIT NË BUNDESLIGË

Kampion – Bayern Munich

Kualifikohen për në Champions League- Bayerni, Dortmund, Leipzig dhe Monchengladbach

Kualifikohen në Europa League: Leverkusen, Hoffenheim dhe Ëolfsburg

Play Off për rënie nga kategoria: Werder Bremen

Bien në Bundesliga 2: Dusseldorf, Paderborn

/R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP