FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bundesliga rifillon me spektakël, Dortmundi shkatërron Schalken (VIDEO)

Bundesliga jep shembullin më perfekt se mund të luhet futboll edhe në periudhën e koronavirusit. Edhe pse pa tifozë, derbi i Ruhrit mes Dortmundit dhe Schalkes ka dhuruar emocione, teksa verdhezinjtë ishin të pamëshirshëm duke fituar 4-0.

Në minutën e 29-të, Erling Haland merr një top fantastik nga Thorgan Hazard dhe me një qetësi të frikshme e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Raphael Guerreiro dyfishoi avantazhin.

Në fraksionin e dytë, Dortmundi gjeti edhe golin e tretë me Thorgan Hazard, ndërkohë që Guerrero vulosi rezultatin me një tjetër gol të bukur në minutën e 63-të, i dyti në këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidat e tjera spikat fitorja 3-0 e Herthas ndaj Hoffenheim në transfertë, si dhe barazimi 1-1 i Leipzig ndaj Freiburg. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?